"Duke
qenë studente e mjekësisë dhe së shpejti një
mjeke e ardhshme shpresoj që profesionin tim human ta shfrytëzoj
me ndërgjegjshmëri, humanizëm, sinqeritet, gatishmëri
për të gjithë ata që do të kenë nevojë
për ndihmën time.
Kam shumë
dëshirë të madhe që të studioj jashtë
në një shkollë prestigjioze të mjekësisë
dhe të specializoj në një drejtim i cili nuk është
shumë ose aspak i zhvilluar këtu në mënyrë
që populli i këtij vendi të mos vuajë apo të
mos vdesë nga një sëmundje vetëm pse nuk ka mundësi
të mjekohet jashtë apo pse duhet ti nënshtrohet një
terapie që është e vjetëruar apo që nuk i
garaton shërim ashtu siç do të mund ti garatonin
jashtë vendit në spitale me mjete teknike dhe terapeutike
të forta dhe bashkëkohore. Për të arritur këtë
do pajtohem që të pres derisa të më jepet mundësia
për të specializuar jashtë gjithmonë me dëshirën
e jashtëzakonshme për tu kthyer këtu, për ta privilegjuar
edhe këtë popull që ti nënshtrohet mjekimit bashkëkohor
ashtu si në vendet e zhvilluara dhe për të sjellur
këtu frymën e kulturës shëndetësore të
mjekësisë bashkëkohore." |