"Sa
më shpejt të mbaroj me studimet me sukses edhe të doktoroj
në lëmi të mikroelektronikës, të përfitoj
përvoje pune në perëndim dhe me përvojen e përfituar
dhe me ndihmën e kollegëve shqiptar, bashkëstudijues
ti bartim përvojat tona në vendlindjen tonë. Ideale
do të ishte hapja e fakultetit të elektroteknikës në
Universitetin e Tetovës ose në Universitetin e Evropës
Juglindore.
Nga ana
tjetër gjithashtu me iniciativen time dhe të studentëve
tjerë në Evropë ti bindim ndërmarjet gjigante
si p.sh. Siemens, Bosch, Philips, edhe të tjerë se ne vendin
tonë ka njerëz të aftë për të hapur
ndonjë degë prodhimtarie te ne e jo në shtetet e Azisë
Lindore. Hapja e ndonjë fabrike do të sjellë vende
pune për të rinjtë tanë dhe do të jetë
një shkëndi e cila do ti shtyje të rinjtë tanë
të interesohen për teknikë por edhe politikanët
tonë për të investuar me buxhetin e RM në shkollat
e teknikës." |