Skip navigation
Jepni donacionKonkuro pėr bursėNjoftim me FSHBAktiviteteQėndra Informative
Yllka Istrefi

 

nga Shkup

 

Studime:
Advanced Piano Performance at the Royal College of Music in London

 



 

 
misc
   
Yllka ka diplomuar në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, Kosovë, dhe fitoi shpërblimin “Student i dalluar.” Gjatë studimeve ka marrë pjesë në Master Class në Itali (Sienna) dhe në Izrael (Tel Hai Master Class). Në Izrael mentori i say ka qenë Profesori nga Britania e Madhe, Benjamin Kaplan, i cili Yllkën e ftoi që të studionte me të në Londër. Nga viti 2001 Yllka erdhi në Londër ka për më se tri vite ka studiuar me Prof. Kaplan gjatë së cilës kohë ka marrë diplomë performuese nga Guildhall School of Music and Drama në Londër, dhe ishte vlerësuar me titullin më të lartë (High Honors). Poashtu disa herë ka mbajtur orë konsultuese në Dublin, në Irish Royal Academy me Prof. John O’Connor. Nga viti 2005 ajo vazhdoi të studionte me Prof. Vanessa Latarche.

Që nga ardhja e saj në Londër Yllka ka mbajtur shumë koncerte, kryesisht në Angli, mirepo ishte ftuar edhe në vende të tjera. Gjithashtu ishte ftuar të merrte pjesë në festivale të ndryshme, si në Festivalin e Nacionaliteteve në Romë, “Chelsea Schubert Festival”, “Mozart Sonata Festival” ne Londër, etj.

Në dhjetor 2005 pas audicionit të suksesshëm Yllka u pranua për studime të Magjistraturës në Royal College for Music në Londër. Bursa të cilën FSHB-ja i jep Yllkës do ta ndihmojë atë të krye magjistraturën në Londër.

 

“Nuk mendoj se ka pasur ndonjë moment kyç në jetën time kur kam vendosur që të merrem profesionalisht me muzikë. Të merrem me muzikë ka qenë diçka që gjithmonë ka dashur të bëj dhe asnjëherë nuk kam pas ndonjë dileme!

Pasi të përfundoj studimet e Magjistraturës mendoj të merrem intensivisht me koncertim. Është sidomos e rëndësishme që të kem kualifikim nga një institution i respektuar dhe prestigjioz si Royal College of Music në Londër për avancimin tim në skenat botërore dhe po të arrij ketë, kjo padyshim se do të isthë mënyra ime e falemnderimit ndaj FSHB-së.”

 





Back


©2010 FSHB