Skip navigation
Jepni donacionKonkuro pėr bursėNjoftim me FSHBAktiviteteQėndra Informative
Konkursi pėr Bursa viti akademik 2010-2011
Fondacioni Shqiptar i Bursave shpall

KONKURS PËR BURSA PASUNIVERSITARE VITI AKADEMIK 2010/2011

5 bursa prej nga 1.200€

Bursat dedikohen për mbulim të pjesshëm të shpenzimeve për specializime dhe studime për magjistratura e doktorate


KUSHTET e aplikimit:

  1. Kandidati të jetë shtetas i Republikës së Maqedonisë
  2. Të jetë i pranuar/regjistruar në studimet përkatëse në vitin akademik vijues
  3. Të studion në një lëmi deficitare nga drejtimet:
    • Gazetari
    • Mjekësi (me përparësi për defektologji, psikiatri)
    • Shkenca natyrore (me përparësi për energjetikë, matematikë)
    • Pedagogji
    • Ekologji / Energjia ripërtëritëse

PROCEDURA e aplikimit:

Faza e parë:
  • Plotësimi i aplikacionit që mund të shkarkohet nga webfaqja e Fondacionit www.fshb.org ose që i dërgohet kandidatit në bazë të kërkesës personale me e-mail në adresën elektronike kontakt@fshb.org brenda afatit për aplikim.
  • CV e kandidatit
  • Letër motivimi nga ana e kandidatit (200 fjalë maksimum)
Tre dokumentet e lartpërmendura të dërgohen në adresën elektronike kontakt@fshb.org

Faza e dytë:
Me shqyrtimin e aplikacioneve, komisioni adekuat i FSHB-së do të përpilon listën e shkurtë të kandidatëve më serioz të cilët do të njoftohen për procedurat e mëtejme të konkurrimit.



VLERËSIMI:

Kandidatët do të vlerësohen në bazë të:

  • Punimi shkencor dhe vizioni i kandidatit për të ardhmen
  • Tema e studimit
  • Vendi i studimeve
  • Gjendja financiare, me theks të veçantë
  • Rekomandimet
  • Intervista para komisionit përkatës
  • Mundësia që bursa të transferohet drejtpërdrejtë në universitetin përkatës


AFATI i fundit për aplikim është 13 qershor 2010, ora 12:00.

Për çdo informacion shtesë kontaktoni VETËM Fondacionin Shqiptar të Bursave përmes adresës për kontakt - kontakt@fshb.org.

Anëtarët e familjes së anëtarëve të organeve të FSHB nuk kanë të drejtë konkurrimi për bursë.

DOWNLOAD APLIKACIONIN

Akordimi i bursave pasuniversitare bëhet nga mjetet e mbledhura prej qytetarëve dhe afaristëve arsimdashës.

 

Jep donacione



©2010 FSHB